







Tharëse e Shisheve
Përshkrimi
Nëse jeni nënë dhe përballeni me vështirësi në tharjen e shisheve, mungesë organizimi apo mungesë hapësire për tharje, kjo tharëse është zgjidhja e duhur për ju.
Tharësja për shishe është krijuar për të mbajtur shishet dhe aksesorët e foshnjës të pastër, të organizuar dhe të thatë në mënyrë higjienike. E përshtatshme për tharjen e shisheve, biberonëve, pompave të gjirit, pipëzave, valvulave dhe pjesëve të tjera.
Përparësitë kryesore
- Tharje e sigurt dhe higjienike, larg nga kontaktet me sfungjerë ose mjete të tjera shtëpiake
- Mbron shishet dhe aksesorët nga ndotja dhe bakteret
- Material plastik pa BPA, i sigurt dhe i qëndrueshëm për përdorim të përditshëm
- Dizajn modern dhe praktik, i përshtatshëm për çdo kuzhinë apo çerdhe
- Tabakë e poshtme që mbledh ujin e tepërt dhe zbrazet lehtë, pa lënë rrëmujë
Përdorimi
Pas larjes, vendosni shishet dhe aksesorët mbi bazat mbajtëse. Ato do të qëndrojnë drejt dhe do të thahen në mënyrë të sigurt, ndërsa uji i tepërt rrjedh në tabakën e poshtme. Tharësja është e ndarë në dy seksione për organizim më të lehtë dhe është shumë praktike për pastrim dhe përdorim të përditshëm.
Tabela e Specifikimeve:
Karakteristika | Detaje |
---|---|
Materiali | Plastikë pa BPA |
Përmasat | 33 x 20 x 25 cm |
Pesha | 830 g |
Struktura |
2 Seksione tharjeje + tabakë poshtë |
Dërgesat & Transporti
Kosovë : 1-2 ditë pune
Shqipëri & Maqedoni: 3-5 ditë pune